PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Takohen ministrat e mbrojtjes së SHBA-së dhe Kinës
2011-01-10 21:06:59 cri komenti juaj Printoni

Ministri kinez i Mbrojtjes, Liang Guanglie dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates u takuan në Pekin, në godinën e 1 gushtit. Pas takimit të dy zyrtarët dolën në një konferencë të përbashkët shtypi .

Siç njofton korrespodenti i Radios së Jashtme të Kinës, të dyja palët mendojnë se marrëdhëniet e shëndosha dhe të qëndrueshme ushtarake midis Kinës dhe SHBA-së janë pjesë e rëndësishme e qëndrimit të të dy presidentëve, për ndërtimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit pozitiv në shekullin e 21-të. Njëkohësisht ruajtja e zhvillimit të shëndoshë dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve midis dy ushtrive përputhet me interesat dypalëshe. Siç u tha në konferencën e shtypit, forcimi dhe ruajtja e dialogut ka rëndësi të madhe për zhvillimin e marrëdhënieve midis dy ushtrive.

Takimi mes ministrave të mbrojtjes të SHBA-së dhe Kinës, zhvillohet në prag të vizitës, javën që vjen, të Kryetarit kinez Hu Jintao në SHBA. (Sihai) 


1 2 3 4 5 6 7
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China