Nga ana e tij, Presidenti Topi vuri në dukje disa prej potencialeve ekonomike, të cilat ofron Shqipëria, duke vlerësuar klimën e favorshme për zhvillimin e biznesit dhe hapësirat e nevojshme për thithjen e investimeve të huaja. Në këtë kontekst, Kryetari i Shtetit nënvizoi se marrëdhënieve të mira tradicionale mes dy vendeve dhe popujve tanë i korrespondon një bashkëpunim i frytshëm ekonomik, i cili duhet të zgjerohet e të konsolidohet edhe më tej në të ardhmen.
Bisedime midis delegacionit shqiptar dhe delegacionit të kompanisë "Huawei".