Presidenti Topi dhe delegacioni që e shoqëronte u mirëprit përzemërsisht nga Zëvendëspresidenti i kompanisë, zoti Xia Jian, i cili e njohu Kryetarin e Shtetit shqiptar me disa prej drejtimeve kryesore të veprimtarisë, organizimin e forcës së punës, të prodhimeve, strategjitë përparësore të operimit në tregun e brendshëm dhe atë të jashtëm të kësaj kompanie, etj. Në këtë kuadër, zoti Xia shprehu interesimin e lidhjeve të bashkëpunimit dhe zgjerimin e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe e informoi mbi planifikimin e hapjes së afërmi të një dege edhe në Kosovë.
Presidenti Topi me Zëvendëspresidentin e kompanisë kineze të teknologjisë dhe komunikacionit "Huawei", Xia Jian.