Gjatë vizitës në "Ekspo Shangai 2010", Presidenti Topi u ndal në mënyrë të posaçme në Pavijonin shqiptar të këtij panairi, ku nën moton "Rritu me ne", janë ekspozuar prodhime dhe informacione të detajuara nga vendi ynë. Kryetari i Shtetit takoi dhe i uroi sipërmarrësit shqiptarë për arritjen e tyre të pjesëmarrjes dhe të përfaqësimit në "Ekspo Shangai 2010", të cilët me iniciativën e tyre u bënë pjesë e kësaj ndërmarrjeje të rëndësishme botërore, që me plot të drejtë mund të quhet kartvizita e Shqipërisë në botë, Presidenti Topi vlerësoi suksesin e tyre dhe vuri në dukje se ai është një kontribut me vlerë për rritjen e marrëdhënieve ekonomike-tregtare mes Shqipërisë dhe Kinës në interes të ndërsjellë të dy vendeve dhe popujve tanë.
Presidenti Topi viziton "Ekspo Shangai 2010" – Pavijoni shqiptar.