Presidenti i Republikës Prof. Dr. Bamir Topi, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi dhe në krye të delegacionit shqiptar, ishte sot i pranishëm në ceremoninë zyrtare të festimit të Ditës Kombëtare të Kinës në "Ekspo Shangai 2010", e cila u përshëndet nga Kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Wu Banguo.
Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, me Kryetarin e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Popullore të R.P. të Kinës, Banguo dhe Zonja - Shangai.