Më 6 shtator, Daut Kryemadhi vizitoi malin Emei në jug-perëndim të provincës Siçuan.
"Mali Emei, i cili ka hyrë në listën e UNESKO-s është një mrekulli, e mbuluar me pyje të virgjër, pa asnjë gjurmë artificiale!"
Kështu e vlerësoi Daut Kryemadhi pasi u ngjit në majën, që është 3099 metra mbi nivelin e detit, d.m.th. edhe 1486 metra më i lartë sesa mali i Dajtit në Tiranë.
Zakonisht, turistët me fat mund të shohim 4 mrekulli në majën e Malit Emei----lindja e diellit, deti prej reve, rrethi i dritave dhe lamba e budës.
Megjithëse me mjegull të dendur, z. Kryemadhi përjetoi një eksperiencë të vaçantë.
Pikërisht në majë ndodhet një shesh, ku në qendër gjendet statuja e budës Samantabhadra, e lyer në ngjyrë të artë. Sa më pranë të afrohesh, aq më qartë duket ajo. Rreth e rrotull besimtarët shëtisin sipas riteve të besimit të tyre, nga e majta në të djathtë, siç rrotullohen akrepat e orës. Kishte shumë vizitorë. Disa edhe me fëmijë të vegjël në krah. Shumë nga këto faleshin para statujës.
LINKS:
Daut Kryemadhi: Habitem shumë nga shfaqja artistike e çajit
Daut Kryemadhi viziton malin Leshan
Daut Kryemadhi vazhdon vizitën në Siçuan
"Vizita e Daut Kryemadhit në Kinë", në Sichuan
"Dua të shkoj në Sichuan", nisi zyrtarisht udhëtimi i dëgjuesve fitues