Po atë ditë dëgjuesi shqiptar Daut Kryemadhi, një prej këtyre 8 dëgjuesve nga Shqipëria, Australia, Polonia, Nepani etj., morën pjesë në ceremoninë e dhënies së çmimeve në Chengdu.
Gjatë vizitës në Kinë, z. Kryemadhi do të ketë rast që të vizitojë pikat turistike më tërheqëse të provincës Sichuan, si qendrën e pandave, statuja të mëdha të Budës në Lëshan, malin Emei etj. Më pas ai do të vizitojë edhe Pekinin, ku do të ketë mundësi të ngjitet në Murin e Madh dhe të vizitojë Pallatin e Dimrit (Perandorak), me qëllim që të njohë më nga afër historinë e lashtë të Kinës.
Kjo garë u mundësua nga bashkëpunimi i Drejtorisë së Turizimit të provincës Sichuan dhe Radios së Jashtme të Kinës dhe u zhvillua nga dhjetori i vitit 2009 deri në korrikun e vitit 2010.
Kjo është hera e tretë e bashkëpunimit midis RJK-s dhe kësaj drejtorie pas viteve 2006 dhe 2008, me qëllim që të promovohet provinca Sichuan.(U Sen)
Dëgjuesi shqiptar-Daut Kryemadhi
LINKS:
Daut Kryemadhi: Habitem shumë nga shfaqja artistike e çajit
Daut Kryemadhi viziton malin Leshan
Daut Kryemadhi vazhdon vizitën në Siçuan
"Vizita e Daut Kryemadhit në Kinë", në Sichuan
"Dua të shkoj në Sichuan", nisi zyrtarisht udhëtimi i dëgjuesve fitues