Pasi bëri një rrotullim rreth statujës, u shfaq befasisht Tempulli i Artë, me veçoritë e tij ky tempull la mbresa të veçanta tek ai.
Gjatë kthimit, një e veçantë tjetër që i bëri më shumë përshtypje ishte vendosja e kyçeve nga çifte të reja në një zinxhirë të gjatë në shkallët e zbritjes. Aty çifte të reja me këtë veprim dëshirojnë të lidhen sa më ngushtë me njëri- tjetrin.
Në rrugën e kthimit, mjegulla ishte zhdukur dhe bukuritë natyrore të kësaj zone u shfaqën me tërë larmitë e tyre----ujëvarat, gjelbërimi, lugina e thellë, lumi, pemët shumëllojëshe, etj.
"Kur të kthehem në Shqipëri, të gjitha mbresat e këtij udhëtimi, shumë interesant, do t'ia bëj të njohura të gjithë dëgjuesve të Radios së Jashtme të Kinës në gjuhën shqipe!"