Në qytetin Nanping, kjo përmbytje preku 1 milionë 287 mijë banorë dhe 345 mijë e 600 banorë u evakuuan në zona të sigurta, ku u ndërtuan 136 vende strehimi të përkohshme në tenda në shkolla fillore, kinema, etj.
Shirat që filluan në Nanping të provincës Fujian më 14 qershor zgjatën për 12 ditë deri më 25 qershor, duke shkaktuar përmbytje në zonat e lumenjve Minjiang dhe të Jiulongjiang. Ndër të tjera, përmbytja shkaktoi rrëshqitje serioze të dherave, ndalimin e transportit, të energjisë elektrike, të informacioneve, të furnizimit me ujë të pijshëm, e të tjera. Këto shkaktuan vdekjen dhe lëndimin e banorëve dhe humbje të madhe ekonomike. (Çang Çuo)
Links:
Po tërhiqen ujërat e përmbytjes në Nanping të provincës Fujian
Përmbytjet në Kinë
Përmbytjet në jug shkaktuan 377 të vdekur dhe humbje ekonomike me 75.6 miliardë juanë
Kryeministri kinez shkoi në Jiangxi për drejtimin e punës përballë përmbytjeve
Kinë, nuk ka epidemi të sëmundjeve infektive në zonat e prekura nga përmbytjet
Përmbytjet në provincat në jug të vendit kanë prekur 29 milionë persona