Sipas të dhënave të Zyrës së Përgjithshme Kombëtare të Parandalimit të Përmbytjeve dhe të Kundërshtimit të Thatësirës dhe të Ministrisë së Çështjeve Civile, deri më 25 qershor në 22 provinca në mbarë vendin, përmbytjet kanë shkaktuar afro 65 milionë persona të prekur, ndër këta 377 të vdekur dhe 142 të humbur. Humbjet ekonomike të drejtpërdrejta shkojnë në 75.6 miliardë juanë.
Më 24, 25 qershor në provincat Jiangxi, Fujian, Huan etj kanë rënë rrebeshe shiu. Sot, Zyra e Përgjithshme Kombëtare e Parandalimit të Përmbytjeve dhe të Kundërshtimit të Thatësirës mbajti një takim, ku u diskutua për parandalimin e përmbytjeve. Në takim u kërkua që këto provinca të vazhdojnë të forcojnë kontrollin dhe mbrojtjen e nivelit të lumenjve dhe nivelin e hidrocentraleve, si dhe të pakësojnë me të gjitha forcat numrin e të vdekurve dhe të plagosurve. (Xiaoyu)
Links:
Përmbytjet në jug shkaktuan 377 të vdekur dhe humbje ekonomike me 75.6 miliardë juanë
Kryeministri kinez shkoi në Jiangxi për drejtimin e punës përballë përmbytjeve
Kinë, nuk ka epidemi të sëmundjeve infektive në zonat e prekura nga përmbytjet
Përmbytjet në provincat në jug të vendit kanë prekur 29 milionë persona
Kina: 253 milionë juanë për zonat e prekura nga përmbytja