Më 22 qershor, Ministria e Financave dhe Ministria e Çështjeve Civile kanë caktuar një shumë prej 253 milionë juanësh nga fondet e emergjencës për të ndihmuar punën e shpëtimit në Fujian, Jiangxi, Hunan, Guangxi dhe Guizhou, 5 provincat më të prekura nga përmbytja e madhe.
Deri në orën 11 të datës 22 qershor nga përmbytjet e vazhdueshme janë prekur më shumë se 29 milionë banorë në 10 provinca të Kinës jugore, ku 199 persona humbën jetën ndërsa 123 të tjerë rezultojnë të humbur. Fatkeqësia ka prekur edhe mijëra hektarë arash. Mbi 700 mijë banesa u shkatërruan gjatë përmbytjeve dhe shirave të furishëm. Humbjet e drejtpërdrejta ekonomike i kalojnë 42 miliardë juanët. (Wang Xianya)(Albana)
Kinë, nuk ka epidemi të sëmundjeve infektive në zonat e prekura nga përmbytjet
Përmbytjet në provincat në jug të vendit kanë prekur 29 milionë persona
Hu Jintao dhe Wen Jiabao kërkojnë sigurimin e jetës së banorëve të prekur nga fatkeqësia
29 milionë banorë preken nga përmbytjet
Reshjet e shumta të shiut kanë vazhduar në provincat e pjesës jugore të Kinës
Wen Jiabao: Të kryhen në mënyrën e duhur punët e parandalimit dhe të kundërshtimit të përmbytjeve