Më 19 dhe 20 qershor, kryeministri i Kinës Wen Jiabao shkoi në qytetin Wuzhou në Rajonin Autonom të Guangxi Zhuang, për të inspektuar gjendjen e përmbytjeve. Ai vuri në dukje se duhet të kryhen në mënyrën e duhur punët e parandalimit dhe të kundërshtimit të përmbytjeve dhe të bëhen përpjekje për të realizuar qëllimin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror për të gjithë vitin në vazhdim.
Wen Jiabao theksoi se departamentet përkatëse duhet të raportojnë saktë mbi gjendjen e reshjeve të shiut dhe gjendjen e përmbytjeve, si dhe të paraprijnë punët për përballimin e fatkeqësisë. (Xiaoyu)