Sipas të dhënave të Zyrës së Përgjithshme Kombëtare të Parandalimit të Përmbytjeve dhe të Kundërshtimit të Thatësirës, deri orën 8:00 të 21 qershorit, reshjet e shumta të shiut kanë vazhduar në disa provinca të pjesës jugore të Kinës dhe kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në 10 provinca, duke përfshirë Jiangxi, Fujian, Hunnan etj. Nga përmbytjet janë prekur mbi 25 milionë njerëz.
Deri tani, numri i përgjithshëm i personave të prekur ka kaluar 25.15 milionë, ndër të cilët 175 kanë vdekur dhe 107 janë të humbur. Ndërkohë humbjet ekonomike të drejtpërdrejta shkojnë në 29.7 miliardë juanë. (Xiaoyu)