Korrespondentët e Radios së Jashtme të Kinës njoftuan se, me afrimin e Ekspozitës Botërore të Shangait të vitit 2010, edhe përgatitjet për pavijonin shqiptar kanë hyrë në fazën finale.
Është raportuar se në pavijonin shqiptar pika më tërheqëse është një figurë e madhe me teknikë LED në formë ylberi, që aktualisht e ka kaluar fazën e provës. Projektuesi Xu Ke bëri të ditur se, nëpërmjet ndryshimit të pandërprerë të ngjyrave, ylberi tregon ardhmërinë e ndritur për jetën urbane shqiptare. Pas përfundimit të ndërtimit të infrastrukturës, duke filluar nga 27 prilli artikujt e ekspozitës do të fillojnë të vendosen gradualisht
Këtë herë pavijoni i Shqipërisë do të ketë dy kate. Në katin e parë do të paraqiten kryesisht burimet e pasura historike, kulturore e turistike të Shqipërisë, kurse në katin e dytë, në një ekran të harkuar, do të shfaqet një album me peizazhe të Shqipërisë, ku vizitorët mund të shikojnë nga afër bukuritë natyrore të "vendit të shqiponjave". (Zhang Zhuo)(Albana)
Entuziazmi i mediave kineze për Ekspozitën Botërore të Shangait
Puna përgatitore për pavijonin shqiptar hyn në fazën finale
Pjesëmarrësit e Ekspozitës Botërore të Shangait presin hapjen e Parkut të Ekspozitës
6 prova të Ekspozitës Botërore të Shangait përfunduan me sukses
Qendra e Mediave të Ekspozitës Botërore të Shangai-it filloi të funksionojë zyrtarisht