Është raportuar se në pavijonin shqiptar pika më tërheqëse është një figurë e madhe me teknikë LED në formë ylberi, që aktualisht e ka kaluar fazën e provës. Projektuesi Xu Ke bëri të ditur se, nëpërmjet ndryshimit të pandërprerë të ngjyrave, ylberi tregon ardhmërinë e ndritur për jetën urbane shqiptare. Pas përfundimit të ndërtimit të infrastrukturës, duke filluar nga 27 prilli artikujt e ekspozitës do të fillojnë të vendosen gradualisht
Këtë herë pavijoni i Shqipërisë do të ketë dy kate. Në katin e parë do të paraqiten kryesisht burimet e pasura historike, kulturore e turistike të Shqipërisë, kurse në katin e dytë, në një ekran të harkuar, do të shfaqet një album me peizazhe të Shqipërisë, ku vizitorët mund të shikojnë nga afër bukuritë natyrore të "vendit të shqiponjave". (Zhang Zhuo)(Albana)