Sot më 28 prill, kanë mbetur 3 ditë nga hapja e Ekspozitës Botërore të Shangait. Tani shumë pavijone të vendeve të ndryshme dhe organizatave ndërkombëtare janë përgatitur dhe presin hapjen zyrtare të Parkut të ekspozitës, më 1 maj. Numri i pjesëmarrësve në këtë edicion të Ekspozitës dhe sipërfaqet e pavijoneve janë më të mëdhatë në historinë të gjithë edicioneve të Ekspozitës.
Drejtori i Drejtorisë së Bashkërendimit të Punëve të Ekspozitës Botërore të Shangait, Hong Hao tha sot se deri tani, numri i pjesëmarrësve ka arritur 246, ndër të cilët 189 janë vende të huaja dhe 57 janë organizata ndërkombëtare.
Sekretari i përgjithshëm i Zyrës së Ekspozitave Ndërkombëtare, Vicente Gonzales Loscertales shprehu kënaqësinë e tij për këtë ekspozitë. Ai tha se kjo ekspozitë i ka kaluar parashikimet dhe do të jetë shumë e suksesshme. (Xiaoyu)
Entuziazmi i mediave kineze për Ekspozitën Botërore të Shangait
Puna përgatitore për pavijonin shqiptar hyn në fazën finale
Pjesëmarrësit e Ekspozitës Botërore të Shangait presin hapjen e Parkut të Ekspozitës
6 prova të Ekspozitës Botërore të Shangait përfunduan me sukses
Qendra e Mediave të Ekspozitës Botërore të Shangai-it filloi të funksionojë zyrtarisht