PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina do të nxitë procesin e trajtimit të problemit të ndryshimit të klimës
2010-03-14 21:12:07 cri komenti juaj Printoni

Më 14 mars, në Pekin kryeministri kinez Wen Jiabao u shpreh se Kina vlerëson lart dhe përkrah rezolutën e konferencës së Kopenhagës dhe do të vazhdojë nxitjen e saj me vendet e tjera gjatë procesit të trajtimit të problemit të ndryshimit të klimës.

Wen Jiabao u shpreh se gjatë konferencës së Kopenhagës, përpjekjet e mëdha të delegacionit kinez janë parë nga të gjithë. Në kohën e vështirë të kësaj konference kur shumë liderë të vendeve po përgatiteshin për kthimin, Kina nguli në këmbë për ndërmjetësimin midis palëve të ndryshme dhe bërjen e përpjekjeve të përbashkëta me vende të ndryshme, duke arritur më në fund Traktatin e Kopenhagës. Ai gjithashtu sqaroi thënien mbi mendjemadhësinë e delegacionit kinez.

Wen Jiabao theksoi gjithashtu se problemi i ndryshimit të klimës lidhet me mbijetesën e njerëzimit, me interesat e vendeve të ndryshme dhe me barazinë dhe të drejtën botërore. Parimi i Kinës mbi "detyrat e përbashkëta por të ndryshme" është plotësisht i drejtë.

Vitin e kaluar, Kina bëri të ditur objektivin e saj që në vitin 2020, të ulë vëllimin e përgjithshëm të dioksidit të karbonit të lëshuar në atmosferë në 40% deri në 45% të vëllimit të vitit 2005. (Shy Guan)

lajme përkatëse:

Tregtia e lirë do të nxitë rimëkëmbjen ekonomike
Wen Jiabao: Nuk zhduken kundërshtitë dhe problemet kryesore të ekonomisë botërore
Wen Jiabao: Qëndrueshmëria e kursit valutor të RMB-së ka nxitur rimëkëmbjen e ekonomisë botërore

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China