
Kryeministri kinez, Wen Jiabao u shpreh më 14 mars në Pekin se gjatë krizës financiare ndërkombëtare, kursi valutor i monedhës kineze RMB ka ruajtur qëndrueshmëri dhe kjo ka nxitur rimëkëmbjen e ekonomisë botërore. Kina do të vazhdojë të zbatojë sistemin e kursit të lëvizshëm valutor, duke e administruar në bazë të ofertë-kërkesës së tregut.
Wen Jiabao i tha këto në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në konferencën e shtypit, pas mbylljes së sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës. Ai theksoi se gjatë periudhës më të vështirë të ekonomisë botërore, nga korriku 2008 deri në shkurt 2009, RMB-ja nuk u zhvlerësua, përkundrazi, realizoi një ngritje prej 14.5% në kursin valutor. Në vitin 2009, vëllimi i eksportit të Kinës u ul 16%, ndërkohë ai i importit u ul vetëm 11% dhe në tregtinë e jashtme, suficiti i Kinës u pakësua me 102 miliardë dollarë amerikanë. Monedha kineze nuk u nënvlerësua dhe Kina është bërë treg eksporti për Japoninë, Korenë e Jugut e vende të tjera përreth si dhe vendet evropiane dhe amerikane.
Lajme përkatëse:
U shtua vëllimi i tregtisë dypalëshe midis Kinës dhe Shqipërisë









