PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
U shtua vëllimi i tregtisë dypalëshe midis Kinës dhe Shqipërisë
2010-02-17 20:40:05 cri komenti juaj Printoni

kinë shqipëri tregti kineze tregtia e jashtme me Kinën

Sipas të dhënave statistikore të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave e Shqipërisë, në vitin 2009 vëllimi i përgjithshëm i tregtisë dypalëshe midis Kinës dhe Shqipërisë arriti në 381 milionë dollarë amerikanë, shifër kjo që u shtua 0.7% në krahasim me atë të vitit 2008. Ky vëllim zë vendin e tretë në tregtinë e jashtme të Shqipërisë.

Vëllimi i eksporteve nga Shqipëria arriti në 51 milionë e 797 mijë dollarë, ose 57.37% më shumë në krahasim me vitin 2008, duke zënë vendin e 4-t në eksportin shqiptar. Ndërkohë, vëllimi i importeve nga Kina në Shqipëri shënoi vlerën e 329 milionë dollarëve, 4.7% më pak në krahasim me vitin 2008, dhe zuri vendin e tretë ndër importet shqiptare. Shqipëria pati një deficit tregtar prej 243 milionë dollarësh me Kinën. (Wang Lei) (Artan)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China