Kina ka rreth 3.92 milionë stacione bazë 5G
2024-07-25 09:39:10

Foto nga VCG

Numri i stacioneve bazë 5G në Kinë u rrit në afro 3.92 milionë deri në fund të qershorit, treguan të dhënat nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, citon “Xinhua”.

Shifra përfaqësonte një rritje neto prej 540.000 stacionesh bazë 5G në fund të vitit të kaluar dhe përbënte 33 për qind të numrit total të stacioneve bazë celulare në mbarë vendin, sipas të dhënave.

Numri i abonentëve celularë 5G në vend u rrit me 105 milionë nga fundi i vitit të kaluar, duke arritur në 927 milionë në fund të qershorit të këtij viti.

Shifra përbënte 52.4 për qind të totalit të abonentëve celularë në tre ndërmarrjet kryesore të telekomunikacionit të Kinës, “China Telecom”, “China Mobile” dhe “China Unicom”, dhe “China Broadnet”, i cili ishte gati 1.78 miliardë deri në fund të qershorit, treguan të dhënat.

Rrjeti 5G i Kinës dhe komercializimi i tij janë zhvillua me shpejtësi vitet e fundit. Ai tani mbulon çdo qytet dhe qytezë në vend, si dhe më shumë se 90 për qind të fshatrave të tij, bëri të ditur ministria në fillim të këtij muaji.

Kina ka ndërtuar gjithashtu 300 fabrika 5G dhe ka nisur mbi 13.000 projekte për aplikimin e “5G plus internet industrial”.

Ministria bëri të ditur se Kina do të vazhdojë të avancojë zhvillimin e 5G dhe do të zgjerojë mbulimin e rrjetit 5G në zonat kulturore dhe turistike, objektet e kujdesit shëndetësor, universitetet, qendrat e transportit dhe sistemet e metrosë. (Irma)