Foto nga Xinhua
Presidenti kinez Xi Jinping i nxiti përfaqësuesit e studentëve pjesëmarrës në Konkursin Ndërkombëtar të Inovacionit Studentor të Kinës 2024 të promovojnë frymën shkencore e të angazhohen në mënyrë aktive në inovacionin teknologjik.
Xi Jinping vuri në dukje se është shumë kuptimplotë përdorimi i konkursit si një platformë dhe zbatimi i njohurive të mësuara në klasë e laborator për të zgjidhur problemet praktike, duke përmirësuar aftësitë në praktikën novatore dhe duke forcuar miqësinë ndërmjet të rinjve kinezë e të huaj nëpërmjet mësimit të ndërsjellë.
Xi shtoi se inovacioni është burimi i përparimit njerëzor dhe të rinjtë janë një forcë e rëndësishme për inovacionin. "Shpresoj që të çoni përpara frymën shkencore, të angazhoheni aktivisht në krijimin e risive shkencore e teknologjike dhe të jepni kontribut për të promovuar shkëmbimet shkencore dhe teknologjike ndërmjet Kinës e vendeve të tjea dhe për të promovuar përparimin shkencor e teknologjik. E gjithë shoqëria duhet të kujdeset për rritjen dhe zhvillimin e të rinjve, të krijojë një atmosferë të mirë për inovacionin dhe t'u lejojë të rinjve të shfaqin më mirë talentet e tyre në procesin e modernizimit kinez," u shpreh ai.
Konkursi Ndërkombëtar i Inovacionit Studentor i Kinës është bashkorganizuar nga Ministria e Arsimit e Kinës, departamentet përkatëse dhe pushteti vendor në rang province, duke synuar të sigurojë një platformë për risi, sipërmarrje, shkëmbime e bashkëpunim ndërmjet studentëve kinezë dhe të huaj. Konkursi i sivjetshëm tërhoqi më shumë se 20 milionë studentë nga 153 vende e rajone, duke përfshirë rreth 40 000 studentë të huaj. Finalja e tij u zhvillua në Shangai. Së fundmi, 25 përfaqësues të studentëve pjesëmarrës i shkruan një letër Xi Jinping-ut, duke i rrëfyer për përvojën e tyre nga ky konkurs. (Çang Çuo)