Kontributi i Kinës për garantimin e sigurisë ushqimore botërore
2024-10-16 17:08:09

Dita Botërore e Ushqimit, më 16 tetor, thekson rëndësinë e sigurisë botërore të ushqimit. Kjo është një fushë në të cilën Kina luan një rol jetik, duke ushqyer pothuajse 18 për qind të popullsisë botërore me një të katërtën e prodhimit të përgjithshëm të ushqimit në më pak se 9 për qind të tokës së punueshme të planetit. 

Vitin e kaluar prodhimi i drithërave në Kinë arriti shifrën rekord 695 milionë tonë, duke shënuar vitin e nëntë radhas që i kalon 650 milionë tonë. Për 2024-n Kina ka vendosur të njëjtin objektiv, duke forcuar angazhimin e vet për furnizimin e qëndrueshëm ushqimor.

Mbrojtja e tokës bujqësore është një përparësi kryesore. Kina ka vendosur një vijë të kuqe të prerë, sipas së cilës jo më pak se 120 milionë hektarë do të shfrytëzohen për bujqësi, duke parandaluar që toka të përdoret për qëllime jobujqësore. 

Fokusi i vendit në modernizimin e bujqësisë ka çuar gjithashtu në një përparim mbresëlënës. Me mbi 73 për qind të kultivimit bujqësor dhe korrjeve që tani janë mekanizuar, fermat kineze janë gjithnjë e më të efektshme. Rreth 1.8 milionë makina janë të pajisura me Sistemin e Lundrimit Satelitor "BeiDou", duke nxitur përparime të mëtejshme në bujqësinë e saktë.