Hapet takimi i 6-të i drejtuesve të pushtetit vendor Kinë-Vendet e EQL-së
2024-10-16 21:25:46

Të mërkurën u hap në qytetin Yantai të provincës Shandong të Kinës Lindore takimi i 6-të i drejtuesve të pushtetit vendor të Kinës dhe të vendeve të Evropës Qendrore e Lindore.

Tema kryesore e takimit ishte "Bashkëpunimi ndërmjet pushtetit vendor Kinë-Vendet e EQL-së i orientuar drejt të ardhmes". Pjesëmarrësit kinezë e të huaj vlerësuan lart rezultatet e arritura prej bashkëpunimit ndërmjet Kinës dhe vendeve të EQL-së, ndanë përvojën e nxitjes së shkëmbimeve e të bashkëpunimit ndërmjet organeve të pushtetit vendor dhe paraqitën propozime për bashkëpunimin në të ardhmen. (Fani)