foto nga VCG
Ministria e Tregtisë e Kinës tha të enjten se po studion rritjen e tarifave të automjeteve të importuara me karburant me motorë me litrazh të madh. Vendimi do të merret me kujdes pas shqyrtimit të gjithanshëm të faktorëve të ndryshëm, theksoi në një konferencë shtypi zëdhënësi i kësaj ministrie, He Yadong.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje për negociatat ndërmjet Kinës dhe Bashkimit Evropian (BE) mbi tarifat e makinave elektrike, zëdhënësi theksoi se Kina ka treguar sinqeritet e elasticitet të madh dhe se të dy palët kanë bërë përparim të rëndësishëm në disa fusha.
foto nga VCG
Megjithatë, dallime të rëndësishme mbeten në këtë fazë të procesit të negociatave, pasi BE-ja nuk ka reaguar aktivisht ndaj shqetësimeve thelbësore të industrive kineze dhe evropiane, shtoi ai.
foto nga VCG
Pala kineze e ka ftuar zyrtarisht BE-në të dërgojë një ekip teknik në Kinë sa më shpejt të jetë e mundur për fazën tjetër të konsultimeve të drejpërdrejta dhe ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme e po pret një përgjigje nga pala evropiane, tha He. (Artan)