Foto nga VCG
Ministria e Bujqësisë dhe e Çështjeve Rurale tha të enjten se 69.5 për qind e drithërave vjeshtore ishte korrur në të gjithë Kinën, 2 pikë përqindjeje më shumë se një vit më parë.
Mbi 70 për qind e misrit, më shumë se 69 për qind e orizit të mesit të sezonit dhe rreth 83 për qind e sojës janë korrur deri më tani, bëri të ditur ministria.
Foto nga VCG
Në të njëjtën kohë, mbjelljet e vjeshtës kanë përparuar në mënyrë të qëndrueshme. Mbi 27 për qind e grurit dimëror dhe mbi 42 për qind e kolzës dimërore janë mbjellë në të gjithë Kinën.
Foto nga VCG
Sipas ministrisë, duhet të bëhen më shumë përpjekje për të mbështetur korrjet e vjeshtës, si edhe një prodhim të mbarë për të gjithë vitin, duke konsoliduar themelet e prodhimit të drithit dhe vajit verën e ardhshme. (Fang Xiaoyu/Artan)