Kina intensifikon furnizimin urgjent me ushqime përballë motit ekstrem
2024-10-17 20:29:39

foto nga VCG

foto nga VCG

Kina ka përforcuar furnizimin e saj emergjent me ushqime në përgjigje të rritjes së rasteve të motit ekstrem dhe fatkeqësive natyrore, tha një zyrtar të mërkurën.

Me mbi 1200 stacione monitorimi të informacionit të tregut të drithërave të krijuar në mbarë vendin, Kina po ndjek ndryshimet në inventarët, çmimet dhe shitjen e grurit për të siguruar që rreziqet të identifikohen menjëherë, u shpreh Liu Huanxin, kreu i Administratës Kombëtare të Ushqimit dhe Rezervave Strategjike.

Të gjitha autoritetet e sektorit ushqimor në nivel province, bashkie dhe konteje kanë përpiluar plane emergjence dhe mbi 59 000 pika të furnizimit emergjent me ushqime janë vënë në funksionim në mbarë vendin, tha Liu.

foto nga VCG

foto nga VCG

Sipas tij, pavarësisht luhatjeve të tregut ushqimor global vitet e fundit, çmimet e ushqimeve në Kinë kanë mbetur relativisht të qëndrueshme, falë korrjeve të njëpasnjëshme të parakohshme, inventarëve të mjaftueshëm dhe masave efektive rregullatore të tregut.

Liu tha se do të vazhdojë të përmirësohet politika e çmimit minimal të blerjes së drithërave dhe të përdoren plotësisht rezervat e  drithërave për të garantuar furnizim të përshtatshëm dhe çmime të qëndrueshme.

foto nga VCG

foto nga VCG

Me një popullsi prej mbi 1.4 miliardë banorësh, Kina e ka bërë sigurinë ushqimore një nga përparësitë e veta kryesore. Prodhimi vjetor i drithërave në vend ka mbetur mbi 650 milionë tonë për nëntë vjet rresht. Kina tani është plotësisht e vetëmjaftueshme për sa përket grurit dhe orizit, dy llojeve të saj kryesore të drithit.   (Fang Xiaoyu/Artan)