Aeroplani amfib "AG600" i Kinës fillon testin e lodhjes në shkallë të plotë
2024-10-17 11:21:48

Foto nga VCG

Aeroplani i madh amfib "AG600" i prodhuar në mënyrë të pavarur prej Kinës, ka nisur një të ashtuquajtur "test të lodhjes" në shkallë të plotë, bëri të ditur të mërkurën kompania prodhuese e tij, Korporata e Industrisë së Aviacionit e Kinës (AVIC). 

Testi po kryhet në Institutin e Kërkimeve të Fuqisë së Aeroplanëve të Kinës në distriktin Yanliang të qytetit Xian, në provincën Shaanxi të Kinës Veriperëndimore, sipas AVIC-ut, prodhuesit kryesor të avionëve në Kinë. 

AVIC-u theksoi se testi do të hedhë një bazë të rëndësishme për zgjatjen e jetës dhe modifikimin në të ardhmen të avionit "AG600". 

Foto nga VCG

Avionët amfibë "AG600" janë mjete të përparuara aeronautike, me rëndësi jetike për të forcuar aftësitë e shpëtimit urgjent të Kinës. 

Ata kanë një konfigurim unik, me një integrim të pjesës së sipërme në formë aeroplani dhe të pjesës së poshtme në formë anijeje.

Sipas AVIC-ut, testi i lodhjes në shkallë të plotë është testi më i rëndësishëm për të verifikuar përputhjen e aeroplanit me rregullat për sa i përket tolerancës së dëmeve të strukturës dhe vlerësimit të lodhjes. (Artan)