Kina harton plane për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër
2024-07-23 10:04:43

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kërkimi i Kinës për ujëra të kthjellët dhe male të harlisur do të përshpejtohet, ndërsa kombi ndjek modernizimin e nxitur nga sisteme dhe mekanizma të rinj që vlerësojnë asetet ekologjike dhe promovojnë tranzicionin e gjelbër, u bë e ditur në një rezolutë të publikuar pas përfundimit të seancës së tretë plenare të Komitetit Qendror të PKK-së, njofton “China Daily”.

“Modernizimi kinez është modernizimi i harmonisë midis njerëzimit dhe natyrës”,- thuhet në dokument.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në draft thuhet se për të çuar përpara rrugën e saj të modernizimit, Kina duhet të përmirësojë më tej kuadrin institucional për qytetërimin ekologjik dhe të bëjë përpjekje të bashkërenduara për të reduktuar emetimet e karbonit dhe ndotjen, për të çuar përpara zhvillimin e gjelbër dhe për të ndjekur rritjen ekonomike.

Qytetërimi ekologjik është një koncept i promovuar nga presidenti kinez Xi Jinping, për një zhvillim të ekuilibruar dhe të qëndrueshëm që përmban bashkëjetesë harmonike midis njerëzimit dhe natyrës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina do të bëjë përpjekje për të ngritur sisteme të integruara të qeverisjes ekologjike dhe mjedisore në pellgjet e saj kryesore të lumenjve, thuhet në dokument, duke shtuar se vendi gjithashtu do të avancojë në mënyrë gjithëpërfshirëse ndërtimin e një sistemi rezervë natyror me parqet kombëtare si shtyllë.

“Kina do të krijojë dhe përmirësojë më tej mekanizmat për të arritur objektivat e tij për kulmin e emetimeve të dyoksidit të karbonit përpara vitit 2030 dhe arritjen e neutralitetit të karbonit përpara vitit 2060, duke përfshirë një sistem për statistikat dhe kontabilitetin e emetimeve të karbonit”,- thuhet në dokument. (Fatosi)