Provinca kineze raporton rekord të tregtisë së jashtme në gjysmën e parë të vitit
2024-07-20 11:45:07

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vlera e tregtisë së jashtme të provincës së fuqishme ekonomike të Kinës lindore, Jiangsu, arriti në 2.68 trilionë juanë (rreth 376 miliardë dollarë amerikanë) në gjysmën e parë të vitit, duke arritur një nivel të ri të lartë, bëhet e ditur nga të dhënat e Zyrës lokale të Doganave, citon “Xinhua”. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shifra përfaqëson një rritje vjetore prej 8.5 për qind, që përbën 12.7 për qind të totalit të vendit, sipas Doganës së Nanjing, kryeqendra e provincës. Eksportet e Jiangsu u rritën me 8 për qind në baza vjetore në 1.72 trilion juanë, ndërsa importet u rritën me 9.3 për qind në 959.74 miliardë juanë. Në gjysmën e parë të vitit, ndërmarrjet private në Jiangsu patën një rritje vjetore prej 14.7 për qind të tregtisë së jashtme, në 1.23 trilionë juanë. Gjatë kësaj periudhe, tregtia e provincës me vendet partnere të nismës “Një brez, një rrugë” arriti në 1.2 trilionë juanë, 13.6 për qind më shumë në baza vjetore. Tregtia me vendet e ASEAN-it dhe Republikën e Koresë u rrit përkatësisht me 10.5 për qind dhe 13.3 për qind. (Elona)

Foto nga VCG

Foto nga VCG