Simpozium për mbledhjen e opinioneve mbi rezolutën e PKK-së për reformën
2024-07-19 20:26:08

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) Xi Jinping kryesoi më 20 maj një simpozium për të mbledhur pikëpamje dhe sugjerime nga persona jo anëtarë të PKK-së mbi hartimin e rezolutës së PKK-së mbi thellimin e mëtejshëm të gjithanshëm të reformës për të nxitur modernizimin kinez, u bë e ditur të premten. 

Foto:VCG

Foto:VCG

Rezoluta u miratua në plenumin e tretë të Komitetit të 20-të Qendror të PKK-së, të zhvilluar nga e hëna deri të enjten. 

Simpoziumi u ndoq nga udhëheqësit e komiteteve qendrore të partive të tjera politike dhe Federatës Mbarëkineze të Industrisë dhe Tregtisë, si edhe nga persona pa parti. 

Xi tha në simpozium se qëllimi i plenumit të 3-të të Komitetit të 20-të Qendror të PKK-së ishte bërja e planeve dhe e rregullimeve sistematike për thellimin e mëtejshëm të gjithanshëm të reformës dhe për të ofruar nxitje të fortë e garanci institucionale për arritjen e Objektivit të Dytë të Njëqindvjeçarit për kthimin e Kinës në një vend të madh socialist modern në të gjitha aspektet.(Artan)