Tregtia e jashtme e Xinjiang u rrit me 48.4 për qind në gjysmën e parë të vitit
2024-07-19 16:22:11

Foto nga VCG

Në gjysmën e parë të vitit, në Rajonin Autonom Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore vëllimi i tregtisë së jashtme i kaloi 200 miliardë juanë dy muaj më herët se vitin e kaluar, duke arritur një rritje vjetore prej 48.4 për qind, shkruan “Xinhua”.

Nga janari në qershor, importet dhe eksportet e rajonit arritën në 220.63 miliardë juanë (rreth 30.95 miliardë dollarë amerikanë), duke vendosur një rekord të ri për të njëjtën periudhë në të gjitha vitet e mëparshme.

Gjatë kësaj periudhe, pesë vendet e Azisë Qendrore u bënë tregu më i madh tregtar i Xinjiang, me vlerën e importit dhe eksportit në rritje me 23.9 për qind në baza vjetore.

Xinjiang po integrohet vazhdimisht në tregun global dhe po eksploron tregjet në zhvillim. Gjatë kësaj periudhe, zona u angazhua në tregti me 205 vende dhe rajone në mbarë botën.

Foto nga VCG

Zona Pilot e Tregtisë së Lirë të Kinës (FTZ) në Xinjiang dhe zonat e integruara të lidhura të rajonit janë bërë motorë të rëndësishëm që drejtojnë tregtinë e jashtme.

Në gjysmën e parë të vitit, vlera e importit dhe eksportit të FTZ-së së parë pilot në zonën kufitare veriperëndimore të Kinës arriti në 72.82 miliardë juanë dhe vlera totale e importit dhe eksportit të katër zonave të integruara të lidhura - Kashgar, Horgos, Alataw dhe Urumqi - arriti në 95.39 miliardë juanë, duke zënë respektivisht 33 për qind dhe 43.2 për qind të vlerës së importit dhe eksportit të totalit të tregtisë së jashtme të Xinjiang. (Irma)