Kina promovon funksionimin efikas të sistemit të licencës së hapur për patentë
2024-07-16 15:09:46

Foto nga VCG

Administrata Kombëtare e Pronësisë Intelektuale (CNIPA) bëri të ditur se Kina do të promovojë në mënyrë gjithëpërfshirëse funksionimin efikas të sistemit të licencave të hapura për patentë, bën të ditur “Xinhua”.

Në një njoftim zyrtar bëhet e ditur se mënyrat dhe kanalet e transformimit dhe aplikimit të patentave gjithashtu do të zgjerohen.

Njoftimi bën thirrje për përpjekje bashkëpunuese për të operuar sistemin e licencës së hapur për patentë, duke i udhëzuar patentat që të standardizojnë paraqitjen e deklaratave të licencës së hapur dhe të vlerësojnë në mënyrë të arsyeshme tarifat e licencës.

Njoftimi gjithashtu kërkon të forcohet shkëmbimi i informacionit të deklaratës së licencës së hapur për patentë, të promovohet lidhja midis ofertës dhe kërkesës për patenta dhe t'i jepet një lojë e plotë roleve të të gjitha palëve në sektor.

Licenca e hapur për patentë është një licencë e veçantë për patentë e krijuar për të promovuar efikasitetin e transformimit dhe aplikimit të patentave. Ajo do të ndihmojë në lehtësimin e transformimit të arritjeve të teknologjisë shkencore në forca të reja prodhuese cilësore, thuhet në njoftim.

Në përputhje me sistemin e licencës së hapur për patentë, i patentuari mund të paraqesë vullnetarisht një deklaratë të licencës për hapjen e patentës dhe të specifikojë tarifën e licencës, dhe autoriteti i menaxhimit të patentës do të publikojë informacionin. Më pas, çdo subjekt apo individ mund të marrë një licencë për përdorimin e patentës duke njoftuar të patentuarin me shkrim dhe duke paguar tarifën, sipas CNIPA.

Numri i patentave të vlefshme të shpikjeve në Kinë kishte tejkaluar 4.99 milionë deri në fund të vitit 2023, sipas statistikave të CNIPA-së.  (Fatosi)