Më e madhe dhe më e mirë: Anija e dytë e madhe turistike kineze është afër përurimit
2024-07-15 21:08:42

Anija e dytë e madhe turistike e prodhuar në Kinë është afër përurimit pas mbi tre muaj montimi. Platforma me tre shtresa e kësaj strukture masive është formuar plotësisht, duke shënuar përfundimin 80 % të gjithë seksioneve strukturore të saj.

Foto:CMG

Foto:CMG

Që nga hyrja në dokun e portit në prill, gjithsej 28 seksione e 26 nënseksione janë montuar me sukses dhe po punohet për saldimin strukturor dhe instalimin e pajisjeve.

Krahasuar me paraardhësen e saj, kjo anije e dytë e madhe turistike ka përmirësime të rëndësishme. Ka një tonazh bruto më të madh dhe gjatësi të shtuar, duke siguruar më shumë hapësirë për pasagjerët. Konkretisht, ajo ka një tonazh bruto prej 141 900 tonësh, 6 400 tonë më shumë se paraardhësja e saj, dhe një gjatësi  prej 341 metrash, me një rritje prej 17.4 metrash. Numri i kabinave është rritur gjithashtu me 19, duke arritur në 2144.

Për të mbrojtur mjedisin, anija përfshin dy grupe sistemesh desulfurizimi dhe pesë grupe sistemesh të përparuara të mbrojtjes së mjedisit.

Foto:CMG

Foto:CMG

Në të praktikohet gjithashtu teknologji e re, duke përfshirë një platformë "të integruar tredimensionale" të të dhënave të mëdha dhe një platformë të menaxhimit të të dhënave të projektimit. Këto përparime lehtësojnë një proces dizajni të digjitalizuar, inteligjent e të vizualizuar, duke rritur efektshmërinë e menaxhimit dhe kontrollit. Për më tepër, procesi i ndërtimit përfiton nga përdorimi i robotëve saldues, internetit industrial të gjërave dhe pajisjeve të automatizuara.

Struktura e dizajnit është optimizuar për të zgjeruar zonat publike, hapësirat e pushimit jashtë dhe objektet argëtuese, duke premtuar një përvojë më tërheqëse për udhëtarët.

Pavarësisht përmasave të saj më të mëdha dhe funksioneve të shtuara, anija po ndërtohet shumë më shpejt se paraardhësja e saj. Efikasiteti i ndërtimit pritet të jetë 20 % më i lartë, duke e shkurtuar kohën me gati tetë muaj. Ky afat kohor i përshpejtuar është bërë i mundur nga zbatimi i fuqishëm i teknologjive të "ndërtimit digjital të anijeve". 

Foto:CMG

Foto:CMG

(Zhang Yan/Artan)