Presidentët Xi dhe Tokayev përurojnë degën në Astana të Universitetit të Gjuhës dhe Kulturës së Pekinit
2024-07-04 10:40:49

Foto nga Xinhua

Ditën e mërkurë, Presidenti kinez Xi Jinping dhe Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev morën pjesë në një ceremoni në Astana, për të përuruar degën e Kazakistanit të Universitetit të Gjuhës dhe Kulturës së Pekinit (BLCU).

Presidenti kinez ndodhet në Astana për një vizitë shtetërore dhe për të marrë pjesë në Takimin e 24-t të Këshillit të Kryetarëve të Vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Tokayev flet rrjedhshëm kinezisht dhe është një student i dalluar i BLCU.