Kina dhe Azerbajxhani publikojnë Deklaratën e Përbashkët mbi Partneritetin Strategjik
2024-07-04 09:56:27

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Të mërkurën, Kina dhe Azerbajxhani publikuan Deklaratën e Përbashkët për Vendosjen e Partneritetit Strategjik mes dy vendeve.

Në dokument, të dyja palët ranë dakord se që nga vendosja e marrëdhënieve të tyre diplomatike më 2 prill 1992, bashkëpunimi mes dy palëve në fusha të ndryshme ka dhënë rezultate të frytshme.

Sipas dokumentit, për shkak të situatës me evolucion të thellë e të ndërlikuar në botë dhe rajon, palët ranë dakord të zgjerojnë bashkëpunimin në politikë, ekonomi, kulturë dhe fusha të ndryshme, të thellojnë bashkëpunim ndërkombëtar, të garantojnë interesat e dy palëve, si edhe të promovojnë paqen, stabilitetin dhe zhvillimin në rajon dhe botë.

Sipas deklaratës së përbashkët, palët ranë dakord të krijojnë një partneritet strategjik bazuar në parimet e respektit reciprok, barazisë, besimit, mbështetjes, si dhe bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të dy vendet ritheksuan mbështetjen ndaj njëra-tjetrës në çështje lidhur me pavarësinë kombëtare, sovranitetin dhe tërësinë territoriale. Gjithashtu theksuan parimin e mosndërhyrjes së fuqisë së jashtme në punët e brendshme.

Palët theksuan se terrorizmi, separatizmi dhe ekstremizmi përbëjnë kërcënim serioz për komunitetin ndërkombëtar, ndaj nevojiten përpjekje të përbashkëta për të parandaluar dhe përballuar këto sfida.

Në këtë deklaratë, Azerbajxhani tha që mbështet Nismën Globale të Zhvillimit, Nismën Globale të Sigurisë dhe Nismën Globale të Civilizimit të paraqitura nga Kina. Ai ka dëshirë të bashkëpunojë aktivisht në kornizën e këtyre nismave, të përshpejtojë zbatimin e agjendës së OKB-së për zhvillimin e vazhdueshëm 2030 dhe të garantojë sigurinë dhe qëndrueshmërinë ndërkombëtare dhe rajonale.

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Azerbajxhani ka vendosur të zbatojë një politikë të njëanshme pa viza për shtetasit kinezë me afat një-vjeçar, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Vendimi synon të zhvillojë turizmin në Azerbajxhan dhe të zgjerojë më tej lidhjet ekonomike, njerëzore dhe kulturore me Kinën.(Jiang Lei)