Kina kontinentale dhe Hong Kongu thellojnë liberalizimin e tregtisë së shërbimeve
2024-07-03 15:10:06

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina kontinentale dhe Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kongut (HKSAR) kanë rënë dakord të liberalizojnë dhe përmirësojnë më tej bashkëpunimin në tregtinë e shërbimeve, njoftoi Ministria kineze e Tregtisë, citon “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Marrëveshja u arrit pas konsultimeve midis ministrisë, departamenteve përkatëse dhe qeverisë së HKSAR nën Marrëveshjen e Partneritetit të ngushtë Ekonomik (CEPA), sipas një deklarate të publikuar nga ministria.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Përgatitjet e nevojshme dhe procedurat e miratimit do të përshpejtohen për nënshkrimin dhe zbatimin e marrëveshjes sa më shpejt të jetë e mundur, thuhet në deklaratë.

E nënshkruar midis Kinës kontinentale dhe Hong Kongut në vitin 2003, CEPA ka lehtësuar ndjeshëm liberalizimin e tregtisë si në mallra ashtu edhe në shërbime.

Sipas CEPA-s, qeveria kineze njoftoi javën e kaluar se do të rrisë kuotën e blerjeve pa doganë për vizitorët e pjesës kontinentale në Rajonet e Posaçme Administrative të Hong Kongut dhe Makaos.  (Elona)