Investimet e huaja në tregun e letrave me vlerë të Kinës arritën në 32.2 miliardë dollarë në tremujorin e parë
2024-06-30 12:22:18

Foto nga VCG

Investimet e huaja në tregun e brendshëm të letrave me vlerë të Kinës arritën në 32.2 miliardë dollarë amerikanë në tremujorin e parë të vitit, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Administrata Shtetërore e Këmbimit të Valutave (SAFE), citon “Xinhua”.

Kjo shifër pasqyron interesin në rritje të investitorëve të huaj në ndjekjen e aktiveve të shprehura në monedhën vendase.

“Në tremujorin e parë, Kina pati një zhvillim të rregullt të investimeve dhe financimeve të dyanshme ndërkufitare, me një rritje neto prej 138.9 miliardë dollarësh në asetet e llogarisë financiare”,- deklaroi Wang Chunying, zëvendësdrejtor dhe zëdhënës i SAFE.

Sipas tij, përparimi solid i Kinës në zhvillimin me cilësi të lartë dhe rimëkëmbjen dhe funksionimin e qëndrueshëm ekonomik është i favorshëm për një bilanc përgjithësisht të qëndrueshëm pagesash. (Irma)