Vlera e tregtisë ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve në Kinë u rrit me 7 për qind në maj
2024-06-29 15:04:27

Foto nga VCG

Vlera e tregtisë ndërkombëtare të Kinës në mallra dhe shërbime arriti në një total prej 4.06 trilionë juanë në maj 2024, duke u rritur me 7 për qind në baza vjetore, treguan të dhënat zyrtare të premten, cituar nga “Xinhua”.

Në terma në dollarë amerikanë, vlerat e eksportit dhe importit të tregtisë ndërkombëtare të vendit në mallra dhe shërbime arritën përkatësisht në 302.5 miliardë dhe 268.9 miliardë, duke regjistruar një tepricë prej 33.6 miliardë dollarë amerikanë, njoftoi Administrata Shtetërore e Këmbimit të Valutave.

Vlera e eksportit të mallrave arriti në 1.95 trilionë juanë, ndërsa vlera e importit të mallrave arriti në 1.56 trilionë juanë, duke rezultuar në një tepricë prej 391.4 miliardë juanë.

Vlera e eksportit të tregtisë së shërbimeve arriti në 202.4 miliardë juanë dhe vlera e importit të tregtisë së shërbimeve ishte 355.1 miliardë juanë, duke prodhuar një deficit prej 152.7 miliardë juanë.

Turizmi ishte kontribuesi më i madh në tregtinë e shërbimeve, me vlerën e tij tregtare që arriti në 159.7 miliardë juanë, pasuar nga transporti dhe shërbimet e tjera tregtare, sipas administratës. (Irma)