Fjalimi i presidentit kinez Xi Jinping në Konferencën me rastin e 70 vjetorit të Pesë Parimeve të Bashkëjetesës Paqësore
2024-06-28 19:39:04

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Presidenti kinez Xi Jinping mbajti të premten në Pekin një fjalim të rëndësishëm, në Konferencën që shënon 70 vjetorin e Pesë Parimeve të Bashkëjetesës Paqësore. 

Më poshtë një pjesë e fjalimit të tij:

Shtatëdhjetë vjet më parë, morën jetë zyrtarisht Pesë Parimet e Bashkëjetesës Paqësore. Ato shënuan një arritje novatore dhe epokale në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Sot, jemi mbledhur këtu për të përkujtuar 70-vjetorin e tyre, me qëllim që të çojmë përpara këto parime në rrethana të reja, të ndërtojmë së bashku një komunitet me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin dhe të ofrojmë një forcë të fortë shtytëse për përparimin njerëzor.

Gjatë 70 viteve të fundit, Pesë Parimet e Bashkëjetesës Paqësore kanë tejkaluar kohën dhe hapësirën. Ato kanë kapërcyer distancat, duke treguar qëndrueshmëri të fortë dhe rëndësi të përjetshme. Ato janë kthyer në norma bazë të hapura, gjithëpërfshirëse dhe universalisht të zbatueshme për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare. Ato kanë dhënë një kontribut të pashlyeshëm historik për kauzën e përparimit njerëzor.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

70 vitet e fundit kanë dëshmuar vazhdimisht se një mënyrë efektive për vendet, për të përballuar sfidat së bashku dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë, është rritja e unitetit, bashkëpunimit, komunikimit dhe mirëkuptimit. Nga të gjitha forcat në botë, Jugu Global spikat me një vrull të fortë, duke luajtur një rol jetik në promovimin e përparimit njerëzor. Duke qëndruar në një pikënisje të re historike, Jugu Global duhet të jetë më i hapur, më gjithëpërfshirës dhe të bashkojë duart së bashku, për të marrë drejtimin në ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Pesë Parimet e Bashkëjetesës Paqësore janë shkruar në Kushtetutën e Kinës shumë kohë më parë. Ato janë themeli i politikës së jashtme të pavarur të Kinës. Aktualisht, Kina po punon për të ndërtuar një vend të madh modern socialist në të gjitha aspektet, si edhe për të arritur rinovimin kombëtar përmes rrugës kineze drejt modernizimit. Në këtë rrugëtim të ri, ne do të vazhdojmë të mbrojmë Pesë Parimet e Bashkëjetesës Paqësore, të punojmë me të gjitha vendet për të ndërtuar një komunitet me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, si edhe të japim kontribute të reja dhe më të mëdha, për ruajtjen e paqes botërore dhe promovimin e zhvillimit të përbashkët.