Treni plumb i Kinës vendos një standard të ri global
2024-06-28 17:20:11

foto nga CFP

Treni plumb “Fuxing”, i zhvilluar në Kinë, ka fituar çmimin më të lartë të teknologjisë shkencore të vendit, duke vendosur një pikë referimi për trenat me shpejtësi të lartë në të gjithë botën, bëri të ditur Grupi Shtetëror i Hekurudhave të Kinës, rregullatori dhe operatori hekurudhor kombëtar, shkruan “China Daily”.

Çmimi u zbulua së fundi në mbledhjen më të lartë të teknologjisë shkencore të Kinës në Pekin që kombinoi konferencën kombëtare të teknologjisë shkencore, konferencën kombëtare të çmimeve të shkencës dhe teknologjisë dhe asambletë e përgjithshme të anëtarëve të Akademisë Kineze të Shkencave dhe Akademisë Kineze të Inxhinierisë.

foto nga CFP

foto nga CFP

Në dhjetor 2013, Kina filloi të zhvillonte trenin plumb me të drejta plotësisht të pavarura të pronësisë intelektuale. Më 25 qershor 2017, trenave me plumb të zhvilluar nga Kina iu dha emri zyrtar “Fuxing”. Atë periudhë, dy trena plumb “Fuxing” bënë debutimin duke u nisur nga Pekini dhe Shangai në të njëjtën kohë. Më 21 shtator 2017, trenat “Fuxing” u vunë në punë në hekurudhën me shpejtësi të lartë Pekin-Shangai me një shpejtësi prej 350 kilometra në orë.

Tani ka shumë lloje të trenave plumb “Fuxing”, që variojnë nga shpejtësia 250 deri në 350 km/orë me 8, 16 dhe 17 vagona.

foto nga CFP

foto nga CFP

Deri në fund të vitit 2023, gjithsej 1194 trena me shpejtësi të lartë “Fuxing” ishin vënë në shërbim, duke operuar 2.2 miliardë udhëtime pasagjerësh.

Këta trena funksionojnë në 30 rajone të nivelit provincial, duke përfshirë edhe Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kongut.

Bazuar në teknologjinë e trenave “Fuxing”, Kina gjithashtu zhvilloi trena plumb të përshtatur për hekurudhën me shpejtësi të lartë Xhakartë-Bandung në Indonezi dhe hekurudhën me shpejtësi të lartë Hungari-Serbi, duke kontribuar në zhvillimin ndërkombëtar të hekurudhave.

Tani Kina po zhvillon trenin “Fuxing” me shpejtësinë më të madhe, i cili mund të arrijë deri në 400 km/orë. (Irma)