Dyshime dhe kundërshtime në Bashkimin Europian, ndaj shtimit të tarifave mbi makinat elektrike kineze
2024-06-28 18:01:24

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Pak kohë më parë, Komisioni i Bashkimit Europian shpalli rezultatet fillestare të hetimeve anti-subvencion, ndaj makinave elektrike të Kinës, duke planifikuar shtimin e tarifave të përkohshme 17.4%-38.1%, prej 4 korrikut. Tarifës aktuale prej 10% , BE-ja do ti shtojë maksimalisht 48.1% tarifa ndaj makinave elektrike kineze. Ky vendim ka shkaktuar dyshime dhe kundërshtime të gjera brenda Bashkimit Europian.

Clas Neumann, zv/President i lartë global i SAP, njëkohësisht Kryetar i Bordit për Kinën Lindore e Qendrore, pranë Dhomës Tregtare të Gjermanisë në Kinë, u shpreh:“Në lidhje me tarifat e bashkimit Europian për makinat elektrike kineze, organet gjermane të industrisë, si dhe kompanitë gjermane të automobilave, kanë deklaruar qartë që nuk janë në favor të tyre. Si Dhoma Gjermane e Tregtisë, ne besojmë se konkurrenca në BE duhet të gjykohet nga aspekte të tjera, si infrastruktura më e mirë e ngarkimit,stimujt ndaj konsumatorëve, imazhi publik më pozitiv mbi lëvizshmërinë e makinave elektrike dhe nga shumë gjëra të tjera.”

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Maximilian Butek, Drejtor Ekzekutiv i Bordit Drejtues të Kinës Lindore e Qendrore pranë Dhomës Tregtare të Gjermanisë në Kinë u shpreh:“Cili është synimi i zbatimit të këtyre tarifave tani? Ato do të zbatoheshin për të mbrojtur industrinë, por industria është shprehur që nuk e do këtë mbrojtje, sepse janë të varur nga hapja e tregjeve, por edhe nga tregu i miqve tanë si Kina.”

Një kalimtar polak në rrugë u shpreh:“Unë jam pro tregtisë së lirë dhe konkurencës së plotë në treg. Një mjedis i lirë tregtar për të gjithë, është më i favorshëm për prodhuesit dhe konsumatorët.”

Ish zv/Kryeministri dhe Ministri i Financave i Polonisë, Grzegorz W. Kolodko u shpreh:“Nga ana ekonomike, ajo që po hasim nuk është‘mbikapacitet’. Produktet kineze janë thjesht më konkurruese. Sfida me të cilën përballemi nuk është‘mbikapaciteti’i industrisë së makinave të Kinës, por mungesa e konkurrencës së industrisë të makinave të vendeve të tjera.”

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Profesori i Universitetit Kombëtar të Kievit, Urusov Volodymyr u shpreh:“Makinat kineze me energji të re kanë cilësi të mirë, çmim të arsyeshëm dhe priten mjaft mirë nga qytetarët europianë. Nëse‘ruhet’prodhimi i makinave vendase me shtimin e tarifave, kosto e blerjes së makinave nga konsumatorët vendase do të rritet, duke dëmtuar direkt interesat konkrete të konsumatorëve europianë.”

Kryetari i Dhomës Tregtare Belgjikë-Kinë, Bernard Dewit u shpreh:“Personalisht, nuk mendoj se masat e tepërta proteksioniste do të jenë të dobishme. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me këtë. Gjatë 40 viteve të fundit, kemi vënë re që falë kufinjve të hapur në mënyrë progresive, është përmirësuar niveli i jetesës në Kinë, por edhe në Evropë.”