Kina nis fushatën njëmujore të ndërgjegjësimit kundër mashtrimit
2024-06-26 18:22:58

foto nga CFP

foto nga CFP

Kina nisi një fushatë mbarëkombëtare njëmujore, që synon rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe luftimin e mashtrimit të telekomunikacionit dhe kibernetikës.

Autoritetet lokale anembanë Kinës do të organizojnë përpjekje në terren,  duke arritur komunitetet, zonat rurale, familjet, shkollat dhe bizneset, si pjesë e fushatës, shkruan “Xinhua”.

Programet e synuara të ndërgjegjësimit do të përshtaten për sektorë të ndryshëm, me fokus në grupet me rrezik të lartë, si ndërmarrjet, personeli financiar, të miturit dhe të moshuarit.

Rastet tipike të mashtrimit dhe taktikat më të fundit të mashtrimit do të publikohen gjerësisht për të përmirësuar ndërgjegjësimin publik për mashtrimin dhe aftësitë parandaluese.

Autoritetet do të nxjerrin në pah edhe çështjet penale për të edukuar publikun mbi konceptet ligjore dhe vetëmbrojtjen. (Elona)