Kina do të zgjerojë hapjen e investimeve të kapitalit sipërmarrës
2024-06-21 15:48:11

CFP

CFP

Kina do të zgjerojë hapjen e investimeve të kapitalit sipërmarrës duke rishikuar rregulloret dhe duke rritur aksesin për investitorët e huaj, sipas masave të zbuluara nga Këshilli i Shtetit, shkruan “Xinhua”.

Vendi do të rishikojë rregulloret për administrimin e sipërmarrjeve të investimeve të kapitalit sipërmarrës të investuar nga jashtë për të lehtësuar investitorët e huaj në përfshirjen në investime sipërmarrëse brenda territorit.

Mbështetje do t'u ofrohet institucioneve dhe ekipeve profesionale ndërkombëtare të investimeve për të krijuar fonde në monedhën vendase brenda territorit dhe për të shfrytëzuar përvojën e tyre të investimeve dhe avantazhet e shërbimit gjithëpërfshirës. (Irma)