Kina akordon 443 milionë juanë për të luftuar thatësirën dhe për të ndihmuar mbjelljen e verës
2024-06-19 15:07:15

Autoritetet kineze kanë rezervuar 443 milionë juanë (rreth 62.26 milionë dollarë amerikanë) nga fondet e ndihmës ndaj fatkeqësive, për të ndihmuar kontrollin e thatësirës dhe prodhimin bujqësor në një zonë të gjerë të vendit.

Foto:VCG

Foto:VCG

Fondet do të përdoren për të mbështetur punën për parandalimin dhe kontrollin e thatësirës në provincat e Hebei, Shanxi, Jiangsu, Anhui, Shandong, Henan dhe Shaanxi, sipas një deklarate të publikuar të martën nga Ministria e Financave, citon “Xinhua”.

Nxehtësia ka shkaktuar tharrje të tokës në disa zona të Kinës, duke rezultuar në humbje të lagështisë dhe duke pasur një ndikim negativ në mbjelljen e farave dhe rritjen e të korrave gjatë verës, thuhet në deklaratë.

Ministria bëri të ditur se fondet e akorduara do të kanalizohen për të mbështetur masat kundër thatësirës në rajonet e prekura nga fatkeqësitë, si rimbjellja e lagështirës së tokës, rimbjellja e kulturave të reja dhe aplikimi i plehrave.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas ministrisë, këto përpjekje do të lehtësojnë mbjelljen e të korrave në verë dhe do të vendosin bazat për një korrje të shpejtë në vjeshtë. (Irma)