Kina dhe Australia nënshkruan memorandumin për të rifilluar dialogun strategjik ekonomik
2024-06-19 17:21:45

CFP

Xinhua

Qeveritë kineze dhe australiane nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për të rifilluar dialogun strategjik ekonomik me fokus në çështjet ekonomike largpamëse. Të dy vendet kanë rënë dakord të rrisin komunikimin dhe shkëmbimin me synimin për të nxitur bashkëpunimin ekonomik praktik dhe efektiv, bëri të ditur Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës (NDRC), planifikuesi kryesor ekonomik i Kinës, citon “Xinhua”.

Liu Sushe, nënkryetari i NDRC-së dhe sekretari i Thesarit i Australisë, Jim Chalmers, përfaqësuan qeveritë përkatëse në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit.

Kryeministri kinez, Li Qiang, deklaroi se Kina është e gatshme të rrisë koordinimin dhe bashkëpunimin me Australinë në nivele rajonale dhe ndërkombëtare, gjatë takimit të nëntë vjetor të udhëheqësve Kinë-Australi, me kryeministrin australian, Anthony Albanese, në kryeqytetin australian, Canberra. (Irma)