Zyrtari: ShBA-ja duhet të punojë me Kinën për paqen dhe qëndrueshmërinë përgjatë Ngushticës së Tajvanit
2024-06-14 15:55:01

foto nga

Takimi midis Song Tao (djathtas) dhe John Thornton / foto nga “Taiwan.cn”

Song Tao, një zyrtar i lartë i çështjeve të Tajvanit, u bëri thirrje të enjten Shteteve të Bashkuara të punojnë me Kinën për të ruajtur paqen e qëndrueshmërinë ndërmjet dy brigjeve të Ngushticës së Tajvanit, për të kundërshtuar "pavarësinë e Tajvanit" dhe për të mbështetur ribashkimin e Kinës.

Song, kreu i Zyrës së Punës për Tajvanin të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit të Kinës, i bëri këto komente gjatë takimit në Pekin me bashkëkryetarin e Bordit të Administratorëve të Shoqatës së Azisë, John Thornton.

Duke vënë në dukje se çështja e Tajvanit është vija e parë e kuqe që nuk mund të shkelet në marrëdhëniet ndërmjet Kinës e ShBA-së, Song i kërkoi palës amerikane të jetë plotësisht e vetëdijshme për natyrën e rrezikshme të përpjekjeve separatiste nga autoritetet e Partisë Demokratike Progresive të Tajvanit.

Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara duhet t'u përmbahen parimit të "një-Kine" dhe tre komunikatave të përbashkëta midis dy vendeve.

Thornton-i, nga ana e tij, vuri në dukje se paqja dhe qëndrueshmëria përgjatë Ngushticës së Tajvanit përputhen me interesat e përbashkët si të Shteteve të Bashkuara, ashtu dhe Kinës. (Wang Lei/ Artan)