Han Zheng i dërgon një mesazh urimi Princit të ri të Kurorës së Kuvajtit Sabah
2024-06-13 10:55:16

Foto nga VCG

Ditën e shtunë, zv/presidenti i Kinës Han Zheng i dërgoi një mesazh urimi Sabah Al-Khalid Al-Hamad Al-Sabah, për ta uruar për marrjen e detyrës si Princi i Kurorës së Kuvajtit.

Han Zheng tha se Kina dhe Kuvajti kanë një miqësi tradicionale. Kuvajti është vendi i parë i Gjirit që vendosi marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës. 

Në shtator të vitit të kaluar, Presidenti Xi Jinping dhe Emir Mishal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah u takuan me sukses gjatë ceremonisë së hapjes së Lojrave të 19-ta Aziatike në Hangzhou, duke udhëhequr zhvillimin e ardhshëm të marrëdhënieve Kinë-Kuvajt. 

Kina është e gatshme të punojë me Kuvajtin për të realizuar unanimitetet e arritura nga liderët e dy vendeve dhe për të promovuar zhvillimin e ri në marrëdhëniet e partneritetit strategjik Kinë-Kuvajt. (Çang Çuo)