Indeksi i çmimeve të prodhimit në Kinë ra me 1.4 për qind në maj
2024-06-13 14:31:45

Indeksi i çmimeve të prodhimit në Kinë (PPI), i cili mat kostot për mallrat në portën e fabrikës, pati një rënie vjetore në maj, prej 1.4 për qind, krahasuar me një rënie prej 2.5 për qind një muaj më parë, citon “Xinhua” të dhënat zyrtare publikuara të mërkurën.

Foto:VCG

Foto:VCG

Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS) ia atribuoi këtë rritjes së çmimeve ndërkombëtare të mallrave dhe përmirësimit të kushteve të ofertës dhe kërkesës në tregun e brendshëm të mallrave industriale.

Në baza mujore, indeksi i çmimeve të prodhimit u rrit me 0.2 për qind në maj, duke përmbysur një rënie prej 0.2 për qind një muaj më parë dhe duke i dhënë fund një varg rëniesh të vazhdueshme gjashtëmujore, sipas të dhënave.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ndër industritë kryesore, industria e minierave dhe larjes së qymyrit pati një rritje çmimi prej 0.5 për qind në baza mujore, nxitur nga oferta e shtrënguar në rajonet kryesore prodhuese të qymyrit dhe një rritje e kërkesës.

Çmimet në industrinë e shkrirjes dhe presimit të metaleve të zeza u rritën me 0.8 për qind në baza mujore, të mbështetur nga pritshmëritë e favorshme të tregut për shkak të përmirësimeve në shkallë të gjerë të pajisjeve të vendit.

Foto:VCG

Foto:VCG

Industria e shkrirjes dhe presimit të metaleve me ngjyrë patën rritje të çmimeve me 3.9 për qind në baza mujore, mbështetur nga çmimet më të larta të tregut ndërkombëtar.

Indeksi i çmimeve të konsumit në Kinë (CPI), një matës kryesor i inflacionit, u rrit me 0.3 për qind në baza vjetore në maj, sipas të dhënave të Statistikave. (Elona)