37 lumenj të Kinës patën përmbytje mbi nivelet paralajmëruese
2024-06-07 10:27:36

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rreth 37 lumenj të vegjël dhe të mesëm në Kinë raportuan përmbytje, që tejkalojnë shenjat e alarmit, të shkaktuara nga rrebesh të mëdha, njoftoi Ministria e Burimeve Ujore, citon “Xinhua”.

Këta lumenj, të vendosur në rajone të nivelit provincial, duke përfshirë Heilongjiang të Kinës verilindore, Guangdong dhe Guangxi të Kinës jugore, dhe Yunnan të Kinës jugperëndimore, regjistruan përmbytje nga e hëna në mëngjes deri të mërkurën në mesditë, sipas ministrisë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nga data 6 deri më 10 qershor, shiu i rrëmbyeshëm parashikohet të godasë pjesë të Kinës jugperëndimore, Kinës jugore dhe rajonet në jug të lumit Yangtze, duke rritur nivelet e ujit të disa lumenjve në Guangxi, Guangdong dhe Fujian mbi shenjat e alarmit, njoftoi ministria.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria synon masa për të parandaluar dhe për t'iu përgjigjur stuhive dhe përmbytjeve. Autoritetet lokale të burimeve ujore po forcojnë masat paraprake dhe përpjekjet për reagim. (Elona)