Komisioneri europian lavdëron arritjet historike në bashkëpunimin bujqësor Kinë-BE
2024-06-02 11:05:02

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Eurokomisioneri për Bujqësinë, Janusz Wojciechowski, ka folur shumë për arritjen historike dhe të ardhmen premtuese të mekanizmit të bashkëpunimit bujqësor midis Bashkimit Europian (BE) dhe Kinës.

“Unë besoj se Marrëveshja jonë për Indikacionet Gjeografike (GI) përcaktohet nga suksesi”,- tha Wojciechowski në një intervistë ekskluzive me “Xinhua”, duke e quajtur atë një moment historik në bashkëpunimin BE-Kinë, pasi deri tani është marrëveshja e parë dhe e vetme e rëndësishme tregtare dypalëshe në fuqi ndërmjet dy palëve.

Kina dhe BE nënshkruan marrëveshjen e GI-ve në fund të vitit 2020, me qëllim rritjen e tregtisë dypalëshe të produkteve agro-ushqimore dhe sigurimin e mbrojtjes më të mirë për këto produkte. Ky vit shënon përvjetorin e tretë të zbatimit të saj.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në prill të këtij viti, Wojciechowski drejtoi një delegacion prej 75 liderësh biznesi europianë që përfaqësonin kompanitë dhe organizatat agroushqimore të BE-së nga e gjithë Europa në Kinë, duke u takuar me zyrtarë të qeverisë kineze për të diskutuar bashkëpunimin bujqësor, përfshirë marrëveshjen GI.

“Është delegacioni më i madh që kam marrë me vete gjatë kohës si komisioner, duke përfaqësuar interesin e fortë të bizneseve agro-ushqimore të BE-së në tregun kinez”,- tha ai.

Ai vuri në dukje se vizita dha rezultate të frytshme dhe vlerësoi marrëveshjen e GI-së si një qasje e favorshme, që jo vetëm nxit bashkëpunimin bujqësor, por gjithashtu rrit turizmin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Vitin e kaluar, vlera totale e shkëmbimit të tregtisë agro-ushqimore midis BE-së dhe Kinës ishte afër 23 miliardë euro (rreth 25 miliardë dollarë amerikanë), sipas Wojciechowski. Këto lidhje të fuqishme tregtare bujqësore kanë krijuar mundësi biznesi për prodhuesit e GI-ve.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ai inkurajoi palët e interesuara që të shfrytëzojnë ngjarjet, konferencat dhe ekspozitat e organizuara si në Kinë ashtu edhe në BE për të shfaqur meritat e ushqimit dhe pijeve të tyre, për të ndërtuar kontakte të reja dhe për të identifikuar fusha të mëtejshme të lidhjes.(Irma)